Gjykata në Suharekë

Kanoset polici brenda Gjykatës në Suharekë

Një kanosje ndaj një zyrtari policor në detyrë ka ndodhur dje në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar një person i cili gjatë dëshmisë në një seancë gjyqësore kishte kanosur zyrtarin policor në detyrë.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjerë në lidhje me rastin, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes.