Foto: RTV 21

Stuhi e shi në vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se dy ditët në vikend, në Kosovë do të ketë ndikim të masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.

Sipas IHMK, në këto kushte atmosferike, si pasojë e krijimit të vranësirave të dendura dhe jostabile dhe ndryshimit të masave termike në stade të ndryshme të troposferës do të mbaje mot i ndryshueshëm dhe me stuhi lokalisht të fuqishme.

Stuhitë do ta përfshijnë pjesën veriore dhe verilindore të Serbisë duke e shtrirë veprimin edhe në pjesën verilindore dhe veriore të Kosovës tonë por me një fuqi me të dobët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.