Moti, foto: KALLXO.com
Moti të shtunën
Fundjava në Kosovë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.
Të shtunën, më 16.05.2026, do të ketë intervenale të herëpashershme me diell ndërsa vranësirat konvektive pritet që të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në zona të kufizuara.
Sipas Insitutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–10 gradë Celcius, ndërsa maksimalet parashihen të arrijnë ndërmjet 18–21 gradë Celcius.
Ndërsa të dielën, më 17.05.2026, parashihet mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende pritet të sjellin reshje shiu.
temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6–9 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 15 deri në 17 gradë Celcius.
IHMK njofton se indeksi UV gjatë intervaleve me diell do të jetë i lartë, prandaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell gjatë orëve të mesditës, sidomos nga ora 10:00 deri në 16:00.
Mes tjerash, bëjnë të ditur se reshjet e herëpashershme dhe temperaturat relativisht të favorshme do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore.
“Megjithatë fermerët duhet të kenë kujdes nga lagështia e shtuar, e cila mund të krijojë kushte për paraqitjen e sëmundjeve kërpudhore në disa kultura”- theksojnë nga Instituti.