Foto: KALLXO.com
Moti sot
Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës ka njoftuar se të enjten, më 21.05.2026, parashihet mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende pritet të sjellin reshje shiu të përcjella me shkarkime elektrike.
Temperaturat minimale do të jenë 6-9°C, ndërsa maksimalet 18-22°C.
“Era nga verilindja do të fryjë me shpejtësi 1-10 m/s”- thuhet në njoftim.
Sa i përket situatës agrometeorologjike, reshjet e herëpashershme dhe temperaturat e moderuara, sipas IHMK-së do të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore pranverore, veçanërisht për kulturat e mbjella së fundmi.
“Lagështia në tokë pritet të mbetet e mjaftueshme për shumicën e kulturave, megjithatë fermerët këshillohen që gjatë ditëve me reshje dhe shkarkime elektrike të shmangin trajtimet me preparate mbrojtëse në parcela”- vazhdon njoftimi për motin që të mbajë gjatë javës.
Cilësia e ajrit përgjithësisht parashihet të jetë e mirë deri mesatare, për shkak të qarkullimit të ajrit dhe erërave të lehta që do të ndikojnë në shpërndarjen e ndotësve atmosferikë.