Foto e ardhur në KALLXO.com

Spitalit të Vushtrrisë i Shemben Pjesë të Çatisë

Spitalit të përgjithshëm të Vushtrrisë “Sheikh Zayed” që kushtoi 7 milionë euro, ndërsa u ndërtua nga investimi i Emirateve të Bashkuara Arabe, i është shembur sot një pjesë e çatisë.

Fatmirësisht nga rënia në tokë e pjesëve të çatisë nuk ka të lënduar.

Avni Zahiti, zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës tha për KALLXO.com se në polici nuk është lajmëruar rasti i dëmtimit dhe rënies së pjesëve të çatisë së spitalit.

“Kjo çështje nuk është raportuar në polici. Sigurisht nuk ka as të lënduar,” tha Zahiti.

Për ta pyetur për këtë dëmtim KALLXO.com kontaktoi me drejtorin e këtij spitali Hajrullah Saraçi, por ai nuk foli për dëmet me arsyetimin se është i zënë.

Pamje të çatisë së dëmtuar dhe rënies në tokë të pjesëve të saj dërgoi në KALLXO.com një qytetar.

Dëmtimi i çatisë nuk është i vetmi problem i këtij spitali.

Më 10 janar të këtij viti në KALLXO.com erdhën fotografi që dëshmonin dëmtimet e ullukëve të këtij spitali.

http://kallxo.com/demtohet-spitali-qe-kushtoi-7-milione-euro/

Dy ditë më vonë uji që rrodhi nëpër objektin e spitalit nga temperaturat e ulëta ishte ngrirë duke krijuar akuj të mëdhenj.

http://kallxo.com/ujevara-e-ngrire-ne-spitalin-e-vushtrrise/

Në këtë spital më 13 janar shpërthyen edhe gypat e ujit, duke shtuar dëmet ekzistuese.

http://kallxo.com/shtohen-demet-ne-spitalin-e-vushtrrise/

catia catia1