Parashikimi i motit - Foto: KALLXO.com

Sot e Nesër Moti me Vranësira

Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat më të theksuara do të jenë në orët e mesditës.

Temperaturat do të sillen ndërmjet minus 2 e 3 gradë Celsius.

Edhe në ditën e dytë të fundjavës, pra të dielën, pritet të kemi mot me vranësira të pjesshme, mirëpo temperaturat do të shënojnë ngritje ato do të sillen në mes minus 1 e 7 gradë Celsius.

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, pjesa e parë e javës së ardhshme pritet të ketë mot me vranësira të pjesshme, kurse temperaturat do të lëvizin ndërmjet 0 e 11 gradë Celsius./21Media