S’ka Autobus të Podujevës për Prishtinë

Asnjë autobus i linjës Podujevë-Prishtinë nuk lëvizur sot nga stacioni i autobusëve në Podujevë.

Ata kanë filluar një grevë në shenjë  pakënaqësie për qarkullimin e madh të taksive ilegale. Autobusët janë të parkuar në stacion dhe nuk ka as një nisje për në Prishtinë.

Këtë grevë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës që kanë mbajtur rendin në stacionin e autobusëve. Mësohet se greva e shoqatës së transportuesve të Podujevës do të mbahet gjatë tërë ditës.