FOTO KALLXO- autobuset e linjave private

Komuna e Prishtinës: Autobusët privat duhet t`i përshtaten reformës në trafikun publik

Gjatë ditës se djeshme autobusët e linjës 7 janë shprehur kundër qarkullimit të autobusëve të rinj nëpër lagjen ‘Kalabria’ në kryeqytetit.

Pakënaqësitë e tyre në formë proteste i kishin shprehur me bllokimin e rrugës “Tahir Zajmi”, ku ka nisur qarkullimin linja e re e trafikut urban.

Zëdhënësi i komunës së Prishtinës, Adonis Tahiri ka thënë për KALLXO.com se të gjithë operatorët privatë kanë qenë të njoftuar shumë kohë më parë më reformën që po ndodh në transportin publik.

“I kemi takuar dhe dje përfaqësuesit e linjës 7 dhe ua kemi sqaruar situatën. Ata e kanë linjën për Kolovicë. Në Kolovicë nuk shkojnë autobusët e Trafikut Urban. Pra, nuk u merret linja. Vetëm në zonat rreth stacionit të autobusëve takohen autobusët privatë me ata të Trafikut Urban që janë caktuar për lagjen Kalabria”, ka thënë zëdhënësi Tahiri.

Tahiri tha se reformës së transportit publik duhet t’i përshtaten operatorët privatë, e jo anasjelltas.

Përveç kësaj linje, në mëngjesin e sotëm shoferët e linjës numër 5 të Prishtinës kanë bllokuar qarkullimin linjës 3 të komunës, në Lagjen e Spitalit, te EULEX-i.

Komuna e Prishtinës dje ka lëshuar në qarkullim 21 autobusë të rinj urban, ku gjatë ditës se sotme ka njoftuar për qarkullimin e linjës se re: Kalabri – Stacion i Autobusëve – Qendër.

 

https://kallxo.com/kompanite-e-linjave-private-kunder-autobuseve-te-rinj-bllokojne-rrugen/