Foto: Komuna e Gjakovës

Shtigje për ecje dhe ndriçim në kanionin e lumit Drin në Gjakovë

Komuna e Gjakovës ka njoftuar se ka filluar projekti për rregullimin e kanionit të lumit Drin.

Sipas këtij njoftimi, në këtë projekt përfshihet rregullimi i shtigjeve për ecje rreth kanionit, ndriçimi i tyre si dhe ndriçimi i urës.

“Ndonëse gjithmonë ka mbajtur epitetin e më të mirit për kë kaluar ditët e nxehta të verës, për garat e kërcimeve nga ura, tashmë do të kompletohet edhe me elemente tjera që i kanë munguar”, thuhen në njoftimin e komunës.

Ndërsa kryetari Ardian Gjini në fillimin e këtyre punimeve, ka thënë se është duke u punuar njëkohësisht në shumë projekte turistike në këtë komunë.

Kanioni dhe ura e Drinit gjenden në fshatin Fshaj të  Gjakovës.

Foto: Komuna e Gjakovës
Foto: Komuna e Gjakovës