Foto-ilustrim

Shqiptarët bllokojnë rrugën kundër një manifestimi të serbëve në Klinë

Policia e Kosovës Qytetarë të komunitetit serb po manifestojnë, në fshatin Poterq të Komunës së Klinës.

Por banorët shqiptarë të asaj ane kanë bllokuar rrugën me automjete duke bërë kështu që të protestojnë për manifestimin e tyre.

Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës, Driton Rugova tha për KALLXO.com se policia janë duke monitoruar situatën.

“Kjo nuk është një protestë kundër kishës, pasi nuk ka një gjë të tillë aty. Rreth orës 11:00 është paraparë që të ketë një manifestim të qytetarëve të komunitetit serbë në këtë fshat, dhe si shenjë proteste banorët shqiptarë të kësaj ane kanë dalë edhe me automjete. Deri më tash nuk kanë arritur ende qytetarët serbë, forcat policore kanë dalë për ta monitoruar këtë situatë dhe deri më tani nuk kemi pasur ndonjë incident”, tha Rugova për KALLXO.com.