Bujar Hasani, ish-drejtor komunal i Urbanizmit në Prizren. Foto: Kallxo.com

Shpallet Aktgjykimi në Rastin e ish-Drejtorit të Inspektorateve të Prizrenit

Gjykata në Prizren konstatoi se nuk janë vërtetuar akuzat ndaj ish-drejtorit të Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, Bujar Hasanit dhe inspektorit të kësaj Komune, Enver Bytyqit.

Trupi gjykues i kësaj Gjykate në shpalljen e aktgjykimit ndaj dy të akuzuarve tha se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale me të cilat janë akuzuar nga Prokuroria Themelore e Prizrenit.

Sipas aktakuzës, Bujar Hasani ngarkohet se si drejtor i Inspektorateve për të përfituar për vete nuk ka larguar konstruksionin metalik në Zonën Historike të Prizrenit.

Konstruksioni metalik, sipas Prokurorisë, ishte vazhdim i lokalit “Fellas”, pronë e Bujar Hasanit.

Aktakuza tregon se prej janarit 2015 e deri tash Hasani ka uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme pronën e paluajtshme të Komunës së Prizrenit në Zonën e Mbrojtur të qytetit.

http://kallxo.com/jep-mbrojtjen-inspektori-i-ndertimeve-ne-prizren/

Enver Bytyqi akuzohet se nga viti 2015 e deri tash nuk ndërmori inspektime për të iniciuar largimin e konstruksionit metalik të vendosur nga shefi i tij.