Shfaqja ‘Burri i gruas sime’, të shtunën premierë në teatrin ‘Dodona’

Teatri i Qytetit të Prishtinës “Dodona” do të sjellë të shtunën, më 22 dhjetor 2018, duke filluar nga ora 19:00 shfaqjen ‘Burri i gruas sime’.

Drama ‘Burri i gruas sime’ me tekst të kroatit Miro Gavran vije në skenën e teatrit “Dodona” me regji të Faik Gashit, dhe interpretim të Alban Goranci, Blerta Gubetini, Valdrin Osmani.

Shfaqja vë në pah Evën dhe mënyrën se si ajo ka ndërtuar jetën e saj të dyfishuar apo ndoshta të trefishuar, duke sjellë një ‘rrëmujë’ të vërtet për partnerët e saj.

Asistente e shfaqjes është Diellza Beqaj, dizajni i dritave është bërë nga Skënder Latifi, kurse realizimi Teknik nga : Albert Gashi, Fadil Bekteshi, Bedri Maloku.