Ilustrim

Rrahje në Podujevë, arrestohen katër persona

Katër persona janë arrestuar dhe shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë rrahur mes vete.

Sipas policisë, mëngjesin e djeshëm në Podujevë, katër të dyshuarit pas një mosmarrëveshje ishin rrahur mes vete.

Policia te njëri nga të dyshuarit kishte gjetur edhe një pistoletë.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i rastit.

Të katër të dyshuarit janë intervistuar, ku me urdhër të prokurorit dy prej tyre janë dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.