‘Roberto Zucco’ shfaqet sot në teatrin ‘Bekim Fehmiu’

Teatri i qytetit të Prizrenit ‘Bekim Fehmiu’, do të shfaq sot në mbrëmje duke filluar nga ora 20:00 reprizën e shfaqjes “Roberto Zucco” me regji të Qëndrim Rijanit.

Shfaqja vë në pah realitetin e hidhur të shoqërisë, dhe si e tillë ka për qëllim përçimin e mesazheve te publiku.

Luajnë: Aurita Agushi, Xhevdet Doda, Alban Krasniqi, Hajat Toçilla, Liridona Shehu, Muradije Muriçi, Alban Morina, Fetah Paçarizi, Edona Sopaj, Rifat Smani dhe Alban Çela.