Reagimi i Dreshajt pas ngritjes së aktakuzës për kanosje ndaj Arben Gashit

Deputeti dhe ish-kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj është deklaruar pas ngritjes së aktakuzës ndaj tij dhe deputetit të PDK-së Xhavit Haliti.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Dreshaj ka thënë se është i gatshëm nëse partia e Ramush Haradinajt ka ndonjë kërkesë, ta respektoj atë.

Tutje, deputeti i AAK-së, ka thënë se është njeriu i fundit që duhet t’i ketë frikë drejtësisë në Kosovë.

Ky është postimi i plotë i Dreshajt:

Po e lexoj në media një të ashtëquajtur aktakuzë.

Personalisht, qëndroj prapa këtij sqarimi që e kisha dhënë menjëherë pas rastit të ndodhur para pak muajsh në seancën e Kuvendit.

Nuk kam asgjë për të shtuar më shumë.

Nëse partia ka ndonjë kërkesa nga unë, jam i gatshëm për secilin vendim të mundshëm.

Jam thellë i bindur se njeriu i fundit që duhet të ia ketë frikën drejtësisë në Kosovë, jam unë.

Sinqerisht, Gani Dreshaj.

Prokuroria e Prishtinës me 31 maj 2019 ka ngritur një aktakuzë ndaj deputetëve Xhavit Haliti e Gani Dreshaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Gashi për redaksinë tonë ka pohuar se lënda ka ardhur në Gjykatë por që ende nuk është ndarë në punë.

Sipas informacioneve që posedon KALLXO.com rasti ka të bëjë me një përleshjeje që kishte ndodhur në maj të vitit të kaluar në Kuvendin e Kosovës në mes të deputeteve Xhavit Haliti e Arben Gashi.

Aktakuzë ndaj Halitit e Dreshajt për sulmin – kanosjen ndaj deputetit të LDK-së

www.kallxo.com