Ramiz Lladrovci - Foto: KALLXO.com

Ramiz Lladrovci: Sinergjia e Ditmir Bushatit, kombit i bën nder

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e ka vlerësuar si “shtëpi të dytë” Ministrinë e Punëve të Jashtëm të Shqipërisë derisa ajo drejtohej nga tashmë ish-ministri, Ditmir Bushati.

Lladrovci ka kujtuar kohën kur shërbente si ambasador i Kosovës në Shqipëri.

Për ish-ministrin Bushati, Ramiz Lladrovci ka thënë se përkushtimi dhe ndihma e tij për Kosovën dhe çështjen shqiptare i ka lënë mbresa të paharrueshme.

“Ministria e Punëve të Jashtme, derisa Ju keni qenë Ministër, gjatë mandatit tim si Ambasador, ka qenë shtëpia ime e dytë, në të gjitha aspektet. Përkushtimi Juaj, bashkëpunimi dhe ndihma e pakursyer, për Kosovën dhe çështjen shqiptare, më kanë lënë mbresa të paharrueshme. Sinergjia e tillë, kombit i bën nder”, ka shkruar i pari i Drenasit.

Tutje, Lladrovci i uron suksese dhe shpreh konsideratën e tij më të lartë për Ish-ministriin Ditmir Bushati.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama pas mosdekretimit të Gent Cakajt si ministër i Punëve të Jashtme nga presidenti Meta, ka marrë vetë drejtimin e diplomacisë shqiptare.