Kryeministri, Edi Rama, duke folur gjatë një konference shtypi më 9 tetor 2018. Foto- LSA

Rama - komisionerit Hahn: Taksa 100% është një klithmë që duhet dëgjuar

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes një postimi në Twitter ka reaguar ndaj deklarimeve të  komisionerit Bashkimit Europian, Johannes Hahn, i cili kishte thënë se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të Serbisë është obstruktive.

Sipas Ramës, Kosova deri më tani me qasjen e saj konstruktive nuk ka fituar asgjë, nga ajo që e ka merituar.

Rama ka thënë se taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës është një “klithmë që duhet dëgjuar”.