QKUK: 808 Raste të Kancerit në 2015-ën

Klinika e Onkologjisë bën të ditur se edhe në 2014-ën rastet e reja me këto sëmundje ishin të përafërta për nga numri, por komunikata njofton se vërehet një rritje e lehtë e rasteve të kancerit.

Në komunikatë thuhet se më së shumti kishte raste të reja të kancerit të gjirit-gjithsej 204, pastaj ishin edhe 152 raste të kancerit në mushkëri , 155 të kancerit në stomak dhe zorrë dhe 166 raste të kancerit urogjenital dhe gjinekologjik, por edhe raste tjera.

Për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit gratë deputete të legjislaturës së katërt kishin arritur të sigurojnë një mamograf mobil, i cili nisi punën në tetorin e 2014-ës, por puna e tij në fillim u shoqërua me shumë probleme.

http://kallxo.com/qkuk-ja-publikon-diagnozen-e-mamografit-te-semure/

Klinika e Onkologjisë në komunikatë tregoi edhe për furnizimin e barnave që luftojnë sëmundjet malinje.

“Sa i përket furnizimit me citostatikë, 85-92% të nevojave  për citostatikë nga lista esenciale kanë qenë të mbuluara,” thuhet në komunikatë.

Gjatë vitit të kaluar kishte mungesë të barnave kundër kancerit, të cilën e kishte pranuar edhe vetë ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani.

http://kallxo.com/kosova-pa-citostatike-ne-diten-boterore-kunder-kancerit/

QKUK thotë se për  shërbimin e Radioterapisë aparatura  ka qenë në funksion gjatë gjithë vitit.

“Lista e pritjes  është  2-3 javë për rastet kurative, 1 javë për rastet paliative, përderisa rastet urgjente trajtohen brenda ditës,” shpjegon komunikata.

QKUK-ja thotë se ka pasur vetëm 4 raste të udhëzuara për trajtim jashtë vendit me radioterapi.