Vichai Srivaddhanaprabha - Foto: BBC

Pronari i Leicester City ishte në helikopterin e rrëzuar

Helikopteri i pronarit të klubit Leicester City është rrëzuar në një parking veturash pak kohë pasi ishte larguar nga stadiumi ku klubi sapo kishte përfunduar një ndeshje në kuadër të Premier League, njofton BBC.

Vichai Srivaddhanaprabha ishte në helicopter kur ai u rrëzua të shtunën rreth orës 20:30, tha për BBC një burim i afërt me familjen.

Nuk dihet sa persona të tjerë gjendeshin në helicopter në momentin e aksidentit.

Leicester City luajti baraz me West Ham United 1-1 në stadiumin King Power.

Ndeshja përfundoi rreth një orë para rrëzimit të helikopterit./BBC