Promovohet monografia për masakrën në Abri

Monografia “Toka skuq e qielli nxin” e autorit  Afrim Hysenaj është promovuar të premten në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë.

Kjo monografi që zbardh tragjedinë ndaj Delijajve të Abrisë, botohet në 20 vjetronin e masakrës që forcat serbë kryen në shtator të 1998 në  Lagjen Deliu të Abrisë së Epërme.

Duke vlerësuar puna e bërë nga autrori Afrim Hysenaj, studiuesi Haxhi Ademi ka potencuar se kjo monografi paraqet përpjekjen e parë serioze në historiografinë shqiptare për trajtimin e gjithanshëm të kësaj ngjarje.

Monografia e Afrim Hysenajt për masakrën e Abrisë

“Në mesin e shumë masakrave që janë bërë nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë masakra e familjes Deliaj të Abrisë së Epërme është ndër më të rëndat”, ka pohuar historiani Ademi.

Monografia “Toka skuq e qielli nxin”, sipas Ademit  nuk është e vetmja për çështjen të cilën e trajton, pra masakrat në Kosovë, por është e vetmja për trajtimin e ngjarjes në një territor të caktuar.