Problemet Si Nxitje për Punë për Dekanin e Ri

Zejnullahu u zgjodh dekan me 23 vota për, një kundër dhe një të pavlefshme, ndërsa nuk kishte kundërkandidat.

Këtë fakt të zgjedhjes pa kundërkandidat, rektori i ri e cilësoi si shfaqje të besimit ndaj tij, kur foli për KALLXO.com.

“I gjithë stafi akademik gati i gjithë ishin për zgjedhjen time si dekan do të thotë e kanë një besim në mua sigurisht janë të bindur edhe nga e kaluara ime që kam bërë punë të mirë për fakultetin dhe për universitetin, aty ku kam pasur mundësi dhe kam qenë prezent,” tha Zejnullahu.

Sipas tij, gjendja në UP nuk është shumë alarmante sa paraqitet.

“Edhe problemet e një institucioni janë pjesë e atij institucioni përndryshe po të mos kishte probleme nuk do të kishte nevojë me punu më tepër por do të kishte qenë mirë që problemet të mund të minimizohen” tha Zejnullahu.