Nesër mbahen zgjedhjet për anëtarë të Këshillave të Fakulteteve dhe për senatorë

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hyrë në procesin zgjedhor.

Që nga nesër do të fillojë votimi për anëtarë të Këshillave të Fakulteteve dhe për senatorë nga personeli akademik dhe jo akademik.

Esat Kelmendi, sekretar i këtij universiteti, bëri të ditur për KALLXO.com se në disa fakultete nuk do të mbahen zgjedhjet për Këshill.

“Lista e kandidatëve për të drejtë vote është bërë publike në uebaqen e UP-së. Të gjithë personi, por për me kandidu kanë të drejtë të gjithë ata që s’kanë ndalesë sipas rregullores të nenit 6. Në disa fakultete nuk kanë mu mbajt zgjedhjet për këshill për shkak se ka ma pak se 30 profesorë”, tha Kelmendi për KALLXO.com

Ai po ashtu sqaroi edhe në cilat fakultete nuk do të mbahen zgjedhjet për Këshill.

“Për këshill nga radhët e profesorëve s’do të mbahet në Juridik, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, në Fakultetin e Edukimit Sportiv, Fakulteti i Edukimit, dhe Fakultetin e Arkitekturës për zgjedhjen e profesorëve në Këshill sepse kanë mnë pak se 30 dhe shkojnë me automatizëm”, tha ai.

“Për asistentë për Këshill nuk do të mbahet në Juridik,  FIM, Arte, Bujqësi, Fakulteti i Edukimit Sportiv edhe në Arkitekturë. Për personal jo akademik në Këshilla: Filologji, Juridik, Ndërtimtari, FIM, Mjekësi, Fakulteti i Edukimit Sportiv dhe Arkitekturë”, shtoi Kelmendi.

Kelmendi po ashtu tha se nëse votimi i nesërm dështon, më 2 korrik do të mbahet votimi përsëri.

“Përveç në fakultet ku dështon zgjedhja e anëtarëve të senatit, aty duhet me marrë shumicën e anëtarëve që votojnë. Nëse janë 100 duhet me i marrë 51 vota që dalin në votim. Nëse si arrin, mbahet një votim me dy kandidatë, për të marrë shumicën e thjeshtë”, shtoi ai.

Sipas Sekretarit të UP-së janë gjithsej 52 kuti në vendvotimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Fakulteteve dhe për Senatorë.

“52 kuti janë të vendosura në vendvotime në secilën kategori veç e veç”, tha ai në fund.

Dinamika e procesit zgjedhor për zgjedhjet e përgjithshme në UP ka filluar më 4 korrik më përpilimin e listës së personelit me të drejtë vote dhe do të mbarojë më 28 korrik të këtij viti.

Pas kësaj, Këshilli Drejtues i UP-së më 29 korrik do të mbajë mbledhjen e saj ku do të zhvillojë intervistat me kandidatët për rektor për zgjedhjen e rektorit të UP-së.

Më 1 tetor 2020 parashihet që të fillojë zyrtarisht ushtrimi i mandateve për strukturat e mandatuara nga zgjedhjet e UP-së.

Në këtë tabelë mund të shihni organizimin e votimit sipas kategorisë së organeve dhe statusit të personelit për secilën njësi akademike dhe Administratës Qëndrore: