
Florim Grajçevci votohet për dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë
Florim Grajçevci është votur për dekan në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës.
Në zgjedhjet e mbajtura Grajçevci është votur për udhëhequr në këtë fakultet për mandatin katër vjeçar.
Grajçevci ka doktoruar në Universitetin “Kiril & Metodij”, në Shkup, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ka përfunduar masterin në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës dhe bachelorin në njëjtin fakultet.
Grajçevci ka punuar në kompani të dizajnit si në Shkup, Tiran dhe në Komunën e Prishtinës, në Departamenti për Urbanizëm dhe planifikim të Dizajnit.
Nga viti 2008 deri në vitin 2009 ka qenë Zëvendës dekan në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës.
Nga viti 2005 ka qenë Këshilltar i Lartë Inxhinier Strukturor, në Ministrin e Transportit dhe Komunikimit deri në vitin 2008, ndërsa nga ai vit punon si profesor në Kolegjin privat “AAB”.