Prishtinë - Sot mbahet pjesa e parë e testit të maturës

Sot në regjionin e Prishtinës do të mbahet pjesa e parë e Testit të Maturës.

Shyqiri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e mbajtjes së Testit të Maturës, do të vizitojë maturantët që do të testohen në qendrën e testimit në Shkollën e Mesme të Mjekësisë  “Dr. Ali Sokoli” në ora 10:15, raporton RTKlive.

Ndryshe në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit testi mbahet më 13.06.2019, në regjionin me Prizrenit dhe Gjakovës më 14.06.2019 dhe në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës më 15.06.2019.

Renditja e regjioneve sipas tërheqjes së shortit do të jetë e njëjtë edhe në pjesën e dytë të Testit të Maturës, e cila fillon më 19.06.2019 në regjionin e Prishtinës, më 20.06.2019 në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit, më 21.06.2019 në regjionin e Prizrenit dhe Gjakovës dhe më 22.06.2019 në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës.