Prishtinë, era e fortë rrëzon pemë (FOTO)

Era e fortë që po frynë që nga mbrëmë në pjesë të ndryshme të vendit ka shkaktuar edhe dëme të ndryshme.

Në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, era e fortë ka rrëzuar një pemë.

Sipas një qytetari, i cili në adresë të KALLXO.com ka dërguar një foto, pema e rrëzuar i ka shkaktuar dëme një veture që gjendej afër.

Era e fortë ka shkaktuar dëme edhe në rrjetin elektrik në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Kompania KEDS ka njoftuar se për shkak të erës së fortë janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik, për çka disa qytete e fshatra kanë mbetur pa rrymë.

Pema e rrëzuar nga era – Foto: KALLXO.com