Foto: Facebook/ Erion Veliaj

Era e fortë rrëzon pemët në Tiranë, Bashkia bën thirrje për kujdes

Një mot i lig ka përfshirë sot gjatë ditës kryeqytetin e Shqipërisë.

Era e fortë ka rrëzuar pemë e rrethoja në pjesë të ndryshme të Tiranës.

Kjo është arsyeja pse kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje banorëve që të evitojnë lëvizjet dhe qëndrimin në vende ku ka objekte apo pemë që rrezikojnë të bien.