VIDEO: Era e fortë heq llamarinat nga kulmi i Pallatit të Drejtësisë

Era e fortë që ka fryrë sot gjatë ditës në Prishtinë ka shkaktuar dëme në Pallatin e Drejtësisë.

Siç tregojnë pamjet e mëposhtme, era e fortë ka hequr pjesë të llamarinta të ndërtesës, duke rrezikuar njerëzit e pranishëm te Pallati i Drejtësisë.

Ekipi i KALLXO.com ka kapur momentet kur llamarina ka rënë nga kulmi i Objektit D të Pallatit të Drejtësisë.

Këto pjesë janë mbledhur nga zyrtarë të Pallatit.