Presidenti Thaçi kujton masakrën e Lybeniqit të Pejës
25.5.2019 - 10:23
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën në fshatin Lybeniq të Pejës, e cila u krye nga forcat serbe.
Thaçi ka thënë se asnjëri nga kryerësit e kësaj masakre nuk ka dalë para drejtësisë edhe pse kanë kaluar 21 vjet kur u vranë e u masakruan banorët e asaj ane.
“Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane. Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”, ka shkruar Thaçi.