Thaçi-Kurteshit: Unë të dua, ti e di

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi para Komisionit Parlamentar Hetimor për rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, i ka shprehur ‘dashurinë’, anëtarit të këtij komisioni, Sami Kurteshi i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Unë s’kam problem me ty. Unë të dua, ti e di”, iu drejtua Thaçi-Kurteshit gjatë polemikave mes anëtarëve të komisionit.

Anëtarët u përfshinë në akuza lidhur me raportin e ekspertit ndërkombëtar për 31 shkeljet që u bën në rastin e dëbimit të ‘gylenistëve’.

Krejt kjo erdhi pasi presidenti kërkoi të dijë se kush është eksperti ndërkombëtar.

Presidenti erdhi në këtë raportim në të pestën herë kur ishte thirrur pasi nuk u paraqit në katër herët e para kur u thirr.

 

 

https://kallxo.com/thaci-percan-deputetet-e-komisionit-hetimor-per-gylenistet/