Maja Kociancic | Foto: BE

Porosia Europiane: Formoni sa më Shpejt Institucionet

Në një postim në Twitter zëdhënësja e Politikës së Jashtme dhe Çështjeve të Sigurisë së BE-së Maja Kociancic ka bërë thirrje për krijimin sa më të shpejtë të institucioneve kosovare.

Kociancic ka thënë se Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Ajo u ka kërkuar partive parlamentare ta konstituojnë Kuvendin dhe formojnë qeverinë sa më shpejt.

Kosova ende nuk i ka krijuar institucionet e dala nga vota e zgjedhjeve të 11 qershorit.

Moskrijimi i institucioneve për më shumë se dy muaj është duke e dëmtuar sidomos diplomatikisht Kosovën.