Ilustrim

Policia në aksion të mbylljes së lokaleve të lojrave të fatit

Një person është arrestuar për organizim të skenave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Kështu ka njoftuar policia me anë të raportit të saj ditor.

Në rrugën “De Rada” në Prizren, njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët kanë zbatuar një urdhëresë të gjykatës dhe kanë arrestuar një të dyshuar për lejim të bixhozit.

Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar dhjetë aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë  rreth 3 mijë e 300 euro.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.