Shkolla e përfshirë nga zjarri në muajin gusht

Po Rinovohet Shkolla e Djegur në Mitrovicë

Shkolla fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë, një pjesë e së cilës ishte djegur dy muaj më parë, ka filluar të rinovohet.

Drejtori i kësaj shkolle Iset Beka, tha se punimet për rinovimin e shkollës kanë filluar dy javë më parë.

“Rinovimi i shkollës ka filluar para dy jave, mjete për renovimin e shkollës janë ndarë nga Ministria e Financave”, tha Beka për KALLXO.com.

Drejtori i shkollës tha se punimet në shkollë pret të përfundojnë së shpejti në mënyrë që gjysmë-vjetorin e dytë nxënësit ta fillojnë në shkollën e tyre.

“Shpresojmë të kalojmë në shkollën tonë për gjysmë-vjetorin e dytë, e fundit deri në mars”, tha Beka.

Ndërsa drejtori i Arsimit në Mitrovicë, Skender Avdiu tha për KALLXO.com se për rinovimin e shkollës “Musa Hoti” janë ndarë 350,000 euro.

Nxënësit e gjashtë klasave të kësaj shkolle janë bartur në shkollën fillore “Ando Zako Çajupi”, ndërsa nxënësit tjerë po vijojnë mësimin në Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Xheladin Deda” .

KALLXO.com raportoi më herët se në Shkollën “Musa Hoti” vetëm gjashtë klasë janë aftësuar pas djegies në fillim të vitit shkollor.

http://kallxo.com/vetem-6-klase-pergatiten-ne-shkollen-e-djegur/