Të dënuarit në Dubravë po rinovojnë sallën e vizitave familjare-FOTO

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të dënuarit në Dubravë po rinovojnë sallën e vizitave familjare.

“E gjithë puna është duke u kryer nga të dënuarit e pavijoneve gjysmë të hapura dhe po udhëhiqet nga stafi i Qendrës Korrektuese Dubravë, ndërsa në aspektin profesional është duke u  mbikëqyrur nga  Divizioni i Inxhinieringut të SHKK-së”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

SHKK ka njoftuar se, pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia në vend të dënuarit nuk i kanë ndërprerë aktivitete e tyre të përditshme, andaj falë punës së tyre,  dhoma e vizitave familjare po  merr pamje tjetër.

Tutje në njoftim thuhet se, SHKK synon të ndikoi në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, e po ashtu të racionalizohet edhe buxheti i SHKK-së.

“Të dënuarit, përveçse kanë aktivitete të shumta edukative, sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera me të cilat po shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Puna e të dënuarave brenda institucioneve korrektuese normalizon edhe jetën e tyre të përditshme brenda qendrës korrektuese”, ka thënë SHKK.