Foto: CNN/The Asahi Shimbun via Getty Images

Përmbytjet në Japoni lënë 55 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Përmbytjet kanë lënë të vdekur të paktën 55 persona dhe ka detyruar 2 milionë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre, pas një shiu të rrëmbyeshëm në Japoninë jugperëndimore këtë fundjavë, raporton CNN.

Të paktën 51 persona janë plagosur dhe 33 të tjerë janë zhdukur, sipas Agjencisë për Menaxhimin e Zjarreve dhe të Katastrofave të Japonisë.

Qindra shtëpi janë shkatërruar ose dëmtuar. Në tërësi, janë prekur tetë prefektura, duke përfshirë Kyoton dhe Hiroshiman.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë e përmirësoi sistemin e saj të alarmit në nivelin më të lartë në zonat e mëdha të Japonisë perëndimore, duke hequr paralajmërimin në rajone të tjera.

Foto: CNN/Shingo Nishizume/AP

Transmetuesi publik japonez, NHK njoftoi se rreth 364 milimetra shiu kanë rënë në mes të orës 5 dhe 7 në qytetin e Uwajima, rreth 1.5 herë më shumë se reshjet mesatare mujore për muajin korrik.

Në Sukumo City në prefekturën e Koçit, 263 milimetra shi kanë rënë në dy orë, raportoi NHK.

Reshjet e mëdha të shiut parashikohet të vazhdojnë edhe të dielën në zonat perëndimore dhe lindore, thanë zyrtarët e agjencisë Minako Sakurai për gazetarët.

Së paku 4 milionë njerëz janë këshilluar që të evakuohen nga zonat përreth. Zyrtarët e qeverisë po paralajmërojnë njerëzit në zonat e prekura që janë në rrezik për rrëshqitje të dheut, përmbytje, rryma të erës dhe kushte të tjera ekstreme të motit.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe tha se 54,000 persona u mobilizuan në përpjekjet e kërkim-shpëtimit, njoftoi NHK.

Foto: CNN/Takumi Sato Kyodo News/AP