Tërmet në Rajonin e Gjilanit

Një tërmet i magnitudës 3.4 goditi pak para orës 11:00 rajonin e Gjilanit.

Agjencia e regjistrimit të lëkundjeve të tokës EMSC raporton se tërmeti përveç në rajonin e Gjilanit është ndier edhe në afërsi të Shkupit dhe është regjistruar në orën 10:50.

Ende nuk dihet nëse kjo lëkundje ka lënë pasoja eventuale.

Viteve të fundit, Gjilani është prekur shpesh nga tërmetet, por më i madhi ka qenë ai i vitit 2002 kur një person humbi jetën dhe u shënuan dëme të mëdha materiale.