Prapë Tërmet në Gjilan

Gjilani përjetoi lëkundjen e dytë të tokës brenda ditës së sotme.

Sajti që i regjistron tërmetet në botë EMSC bën të ditur se tërmeti i magnitudës 2.9 është shënuar 8 kilometra në jugperëndim të Gjilanit në orën 22:23.

Në orët e paradites, në Gjilan ishte shënuar një tërmet tjetër i magnitudës 3.4 i cili, sipas raportimeve, kaloi pa pasoja.