Podujeva me Ndërprerje Uji të Mërkurën

Qyteti i Podujevës do të ketë ndërprerje të ujit të pijes nga orët e para të mëngjesit e deri në mbrëmje, ditën e mërkurë, datë 22 korrik.

Këtë e njoftoi ujësjellësi, sipas komunikatës të së cilit, ndërprerja në furnizim kryhet për të mundësuar pastrimin rezervuarëve.

Për shkak të pastrimit të rezervuarëve në qytetin e Podujevës,të mërkurën, më 22 korrik 2015  do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në tërë këtë qytet,

KUR”Prishtina”, njofton se ndërprerja do të zgjasë “varësisht nga koha që do e merr pastrimi i rezervuarëve”, duke nënkuptuar se nuk ekziston një orar ekzakt.

“Shkak i kësaj ndërprerje uji është pastrimi i domosdoshëm i rezervuarëve të ujit , duke qenë obligim i yni që rezervuarët e ujit prej nga furnizohen konsumatorët tanë në të gjitha zonat e shërbimit të pastrohen njëherë në gjashtë muaj e më së largu njëherë brenda vitit”, thuhet në deklaratën e ujësjellësit.