Paraburgim Policit të Dyshuar për Ngacmim Seksual

Policit Sh. Spahiu i është caktuar sot një muaj paraburgim nën dyshimin për keqpërdorim seksual të të miturve.

Masën e paraburgimit këtij personi ia shqiptoi Gjykata Themelore e Prizrenit.

“Gjyqtari i Procedurës Paraprake vendosi që të pandehurit Sh. Spahiu t’i caktohet masa e paraburgimit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual të personave nën moshën 16 vjeçare,” thuhet në komunikatën e Zyrës për Informim të Gjykatës Themelore në Prizren.

Sh. Spahiu është arrestuar nga policia të premten.

Paraburgimi për të vlen nga 19 qershori deri më 19 korrik.