Paraburgim Kamerierit të Dyshuar për Vrasjen në “Albi Mall”

Gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli ia ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh kamerierit të dyshuar për vrasjen e rojës në “Albi Mall”.

Këtë masë sigurie për të dyshuarin e kishte kërkuar prokurori Abdurrahim Islami.

Asdren Hoxha, avokati i të dyshuarit ka paralajmëruar ankesë për masën e shqiptuar ndaj klientit të tij.

14:58

Del Para Gjykatës Kamerieri i Dyshuar për Vrasjen në “Albi Mall”

Ka nisur seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit për vrasjen e rojës në qendrën tregtare “Albi Mall”.

Seancën është duke e udhëhequr gjyqtarja e procedurës paraprake Alltëne Murseli.

KALLXO.com-i mori vesh sot se i dyshuar për këtë vrasje është një kamerier i lokalit ku ndodhi kjo ngjarje e rëndë.

Një 44 vjeçar që punonte si rojë në “Albi Mall” u vra në orët e para të 30 marsit të këtij viti.