Në Stubëll Gjendet një Minë Antitank

Në Stubëll të Epërme të Vitisë të hënën një person ka raportuar në polici gjetjen e një mjeti shpërthyes.

Sipas raportit njëzetekatërorësh të policisë njësitet e dominimit të FSK-së dhe KFOR-it kanë dalë në vend të ngjarjes.

Ata kanë tërhequr në mënyrë të kontrolluar mjetin që dyshohet të jetë një minë antitank.