Luftëtari Serb Lirohet nga Akuza për Vrasjen e Fshatarëve Kroatë

Zarko Cubrilo, një ish-anëtar i forcave serbe të mbrojtjes territoriale  në fshatin lindor të Kroacisë, Tenja, u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes së 11 civilëve gjatë luftës në 1991.

Gjykata e Lartë me bazë në Beograd liroi të hënën Cubrilon për akuzat se ai dhe dy anëtarë të tjerë të panjohur të forcës territoriale të mbrojtjes në Tenja morën 11 civilë nga një burg i improvizuar dhe i vranë ata.

Gjykatësi kryesor Dragan Mirkoviç tha se gjykata nuk mund të vendoste pa gjykim të arsyeshëm se Cubrilo kreu vrasjet e listuara në aktakuzën e tij.

“Deklaratat nga dëshmitarët ishin kontradiktore… ku disa nga dëshmitarët po i ndryshonin deklaratat gjatë gjyqit,” tha Mirkoviç.

Ai shtoi se trupi gjykues nuk mund të vendoste nëse Cubrilo ishte në skenën e krimit në kohën kur ky ndodhi.

Gjatë gjyqit, Cubrilo mohoi të kishte qenë pjesë e forcave territoriale mbrojtëse dhe këmbënguli se nuk kishte lidhje me krimin.

Trupat e fshatarëve të vrarë nuk u gjetën kurrë.

Çështja Tenja u transferua nga Kroacia në Serbi në bazë të një marrëveshje mbi bashkëpunimin në ndjekjen penale të krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit të nënshkruar midis zyrave të prokurorisë në dy vendet në 2006.

Të dyja palët kanë të drejtën të apelojnë vendimin brenda 15 ditëve të ardhshme.