Kuvendi Zgjodhi Eshref Shabanin dhe Malsore Gashi-Bajraktarin për Anëtarë të KPMShCK-së

Kuvendi i Kosovës pas raundit të parë të votimit ka zgjedhë Eshref Shabanin për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës me 53 vota, kurse la pas vetes për raundin e dytë të votimit Flutur Hoxha, e cila mori 44 vota, si dhe Malsore Gashi-Bajraktari me 41 vota.

Në raundin e dytë të votimit, në garën mes Flutur Hoxhës dhe Malsore Gashi-Bajraktari, kjo e fundit mori 43 vota, të cilat ia mundësuan të zgjidhet si anëtare e KPMShCK-së, kurse kundër kandidatja Flutur Hoxha mori 23 vota.

Ndërsa nga kjo garë, qysh në raundin e parë u eliminuar Faton Morina me 23 vota.

Këta dy anëtarë të KPMShCK-së janë zgjedhë sot me mandat pesëvjeçarë.