Kroacia Redukton Akuzat Kundër ish-Komandantit të Policisë

Zyra e Avokatit të Shtetit në Zagreb rrëzoi akuzat që rëndojnë mbi ish-komandantin e policisë Tomislav Mercep.

Zyra e Avokatit të Shtetit në Zagreb rrëzoi akuzat që rëndojnë mbi akuzojnë komandantin e policisë gjatë kohës së luftës Tomislav Mercep se ka urdhëruar njësinë e tij të kryejë vrasje, por ai do të vazhdojë të gjykohet për mos parandalimin e vrasjeve.

Zyra e Avokatit të shtetit në kryeqytet ditën e enjte ndryshoi aktakuzën kundër Mercep-it, komandantit të një njësie rezerviste policore, e cila dyshohet se ka kryer krime lufte në vitin 1991 në Zagreb, Kutina, në Kroacinë Qendrore dhe Pakracka Poljana në zonën e Sllavonisë Perëndimore.

Mercep u akuzua fillimisht si komandanti de facto i njësisë të njohur si “Mercepovci”, për urdhërimin e vrasjes së 46 njerëzve midis tetorit dhe mesit të dhjetorit 1991.

Por Zyra e Avokatit të Shtetit në Zagreb vendosi të rrëzonte akuzat për urdhërimin e vrasjeve, edhe pse ajo vazhdon ta akuzojë atë se nuk i parandaloi vartësit e tij ta kryenin këtë krim.

Avokati i shtetit pretendon se Mercep “ra dakord që vartësit e tij të vazhdonin me veprime të tilla dhe i pranoi pasojat e tyre, në të njëjtën kohë ishte në dijeni se midis njerëzve të tij, kishte një numër të vogël individësh të cilët më parë kishin pasur konflikte me ligjin”.

Avokati i shtetit pretendon gjithashtu se anëtarët e njësisë nuk i treguan atij për detyrimet e tyre sipas ligjit ndërkombëtar dhe humanitar, si rezultat i së cilës Mercep “dha miratim të heshtur për veprime të tilla, edhe kur ai nuk ishte në terren”.

Në aktakuzën fillestare, ai u akuzua direkt se ka urdhëruar arrestime të paligjshme, torturim dhe ekzekutime.

Mercep i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se ai nuk e ka komanduar kurrë njësinë.

Ai ka qenë asistent i Ministrit të Punëve të Brendshme të Kroacisë në kohën që janë kryer krimet e pretenduara.

Ai u arrestua në dhjetor të vitit 2010, por për vite para kësaj, ka qenë një figurë politike me influencë në Kroaci, pavarësisht raporteve të shumta të mediave të pavarura në lidhje me krimet e luftës që dyshohej të ishin kryer nga njësia e tij.

Ai ka qenë këshilltar në Ministrinë e Punëve të Brendshme deri në vitin 1996, krijoi një parti politike dhe madje kandidoi edhe për postin e presidentit.

Gjykimi do të vazhdojë në shtator.