Konfiskohen Armë në Suharekë

Policia e Suharekës sot rreth orës 10:15 minuta zbatoi një urdhër-kontrolli në ambientet e restorantit “Lami”, pasi kishte pranuar një informacion të besueshëm se aty mund të gjendeshin armë ilegale.

Kontrolli është kryer me pëlqimin e prokurorit të shtetit dhe gjyqtarit të procedurës paraprake.

“Gjatë bastisjes është sekuestruar një kallashnikov ‘AK-47’ me 78 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe një pistoletë e llojit “M-57” me 4 fishekë të kalibrit 7.62 mm,” tha zëdhënësi i Policisë Regjionale të Prizrenit Hazir Berisha.

Pasi është informuar prokurori i shtetit për gjetjet, i njëjti ka urdhëruar që të iniciohet rasti penal, ndërsa i dyshuari Sh. K. të ndalohet për 48 orë.