Kenia Bombardon Bazat e Al-Shabab

Aeroplanët luftarakë kenianë kanë bombarduar pozicionet e grupit al- Shabab në Somalinë fqinje, tha një zëdhënës ushtarak për BBC.

Aeroplanët kanë shënjestruar dy kampe në rajonin Ghedo të përdorura nga al-Shabab për të kaluar në Keni.

Kjo është përgjigja e parë e Kenisë ndaj një sulmi të al-Shabab i cili la 148 persona të vrarë në Universitetin Garissa javën e kaluar.

Presidenti i Kenisë Uhuru Kenyatta ka thënë se do t’i përgjigjet këtij sulmi “në mënyrën më të ashpër të mundshme”.