Gypi i Ujit Hap Një Gropë Gjigante në Mes të Rrugës (VIDEO)

Një gropë e madhe është hapur në mes të rrugës, në një pjesë periferike të Napolit të Italisë, pasi shpërtheu një gyp uji, raporton BBC.

E tërë rruga është bllokuar ndërsa raportohet se gropa ka përpirë një veturë e cila po qëndronte e parkuar në vendin e ngjarjes.

Më shumë se 300 persona nga ndërtesat pranë janë evakuuar ndërsa punëtorët e emergjencës kanë siguruar zonën përreth për shkak të rrezikut që paraqet gropa rreth 10 metërshe.