Forenzikës Nuk i Reagon në Kuvend?

Ekipi i KALLXO.com ka realizuar pamje të ekspertëve të forenzikës të cilët kanë shkuar në sallën e Kuvendit të Kosovës për të kryer analiza të gazit lotsjellës.

Salla e Kuvendit u zbraz pothuajse menjëherë pas nisjes së seancës, pasi deputetët e opozitës hodhën që në fillim bombola gazi lotsjellës.

Në pamje duket qartë kur ekspertë të forenzikës të veshur me kostum mbrojtës kundër lëndëve kimike dhe maska kundërgaz, inspektojnë sallën e Kuvendit me aparatura të posaçme.

Në një farë pike, njëri syresh pyet kolegun nëse po i reagon. Kolegu duket sikur nuk dëgjon mirë pyetjen.

“A po të reagon”, e pyeti ai dhe një herë. Përgjigja ishte “Jo”.

Nëse forenzikës “nuk i reagon”, paraqet interes të veçantë se çfarë përfundimesh do të dalin nga inspektimi i tyre.