Ekonomisti që Bëri Famë në Letërsi Pas Largimit nga Vendlindja

Eugen Chirovici shpjegon se si përpjekja e tij e parë për të shkruar një roman në anglisht u bë një fenomen global dhe diskuton se çfarë ka ndikuar te ai.

Shkrimtari me prejardhje rumune, i Mbretërisë së Bashkuar, Eugen Chirovici është bërë ndjesi letrare e vitit, pasi romani për vrasjen e mistershme shkaktoi një luftë të furishme mes botuesve me nam në gjithë botën. “Libri i Pasqyrave”, një rrëfim në lidhje me vrasjen e një profesori universitar të famshëm amerikan, është shitur në 18 vende dhe në ankande  në disa vende të tjera.

I lindur në një familje të përzier rumuno-hungareze në Fagaras, Transilvani, Chirovici diplomoi në Bukuresht në vitin 1988 dhe ka punuar si ekonomist para se të bëhej gazetar. Gjysmë mandati ai punoi dhe si këshilltar i Kryeministrit dhe si Guvernator i Bankës Kombëtare. Ndërmjet viteve 2003-2010 ai ishte edhe udhëheqësi kryesor i Shtëpisë Kombëtare të Rumanisë, organit qeverisës të Frimasonerisë së Rregullt në Rumani.

Pyetje: Ju keni ëndërruar për t’u bërë shkrimtar që nga fëmijëria. Pas publikimit të disa librave në Rumani, romani juaj i parë në gjuhën angleze duket se është botuar shumë duke u bërë një fenomen global. Si ka qenë rruga juaj deri këtu?

Chirovici: E pra, unë kam botuar dhjetë romane dhe pesë libra në prozë, në histori, ekonomi, dhe politikë të jashtme në Rumani, para se të largohesha nga vendi dhe të vendosesha në Britani në vitin 2012. Djali im kishte diplomuar nga Universiteti i Cardiff, dhe vendosi të qëndrojë në Angli, gruaja ime kishte marrë një ofertë shumë të mirë pune nga një kompani multinacionale me seli në Britani të Madhe. Dhe i thashë vetës: Pse nuk e provoj? Kam bashkëpunuar me gazeta të vogla në Shtetet e Bashkuara, para se ta gjeja agjenten letrare, Marilia Savvides of Peters, Fraser, Dunlop (Londër), që i hapi portat e arta për Pesëshet e Mëdha – për mua.

Pyetje: Sa është e vështirë për një shkrimtar nga Ballkani që të publikojë në gjuhën angleze dhe të ketë sukses? Dhe a kishte ndonjë moment frustrues?

Chirovici: Të kërkoni përfaqësim nuk është punë e lehtë për një shkrimtar, sepse ju duhet të pajtoheni me refuzime. Unë kam qenë i refuzuar disa herë para se ta gjeja agjentin tim. Por kjo është pjesë e lojës, apo jo? Kur një agjent refuzon dorëshkrimin tuaj, nuk do të thotë se projekti juaj është shkruar dobët dhe është jointeresant për publikun. Thjesht, do të thotë se ndoshta nuk i përshtatej mirë listës së tij apo saj, kjo është e gjitha. Për agjentët, nuk ka rëndësi nëse ju jeni nga Manchesteri, Los Angeles, Bukureshti apo Beogradi për sa kohë që dorëshkrimin juaj është në anglisht dhe është i mirë.

Pyetje: “Libri i Pasqyrave”, siç thotë agjenti juaj letrar, është “një mister vërtetë i mirë për komplot vrasje.” Cilat ishin sfidat e juaja më të mëdha kur e shkruat atë?

Chirovici: Para se të filloni një projekt të ri ju duhet të vendosni se çfarë historie do të tregoni dhe si do ta tregoni atë. Ndonjëherë aspekti i dytë mund të jetë më i rëndësishëm sesa i pari. Ndoshta historia është e mirë, por në qoftë se keni zgjedhur një mënyrë të shurdhër për ta treguar atë, atëherë projekti do të jetë i ngurtë dhe joatraktiv. Në anën tjetër, një shkrim banal nuk mund të ruhet me stilin tuaj edhe nëse ju jeni një shkrimtar i jashtëzakonshëm. Për “Librin e Pasqyrave “, unë isha ndoshta me fat të mjaftueshëm për të lidhur së bashku historinë e mirë me stilin e duhur.

Pyetje: Ju duket se e theksoni prejardhjen tuaj nga Transilvania. A të ndikon ajo në shkrimin tuaj?

Chirovici: Jo domosdoshmërisht … Është fakt që kam lindur atje dhe e kam përmendur atë pa qëllime të veçanta. Por, gjithsesi që i dua vendet e mia amtare.

Pyetje: Ju keni një përvojë në ekonomi, keni punuar si gazetar, si një menaxher në televizion, si këshilltar ekonomik, dhe ishit i përfshirë edhe në Freemasonry. Shumë pasqyra e reflektojnë personalitetin tuaj. Kush është “në të vërtetë” OE Chirovici?

Chirovici: Të gjithë “ata”, natyrisht. Kam bërë shumë gjëra të ndryshme përpara se të vendosja, tre vjet më parë, të hedhja kapelën time dhe të bëhesha një shkrimtar me orar të plotë. Ishte një vendim i vështirë, por jam i kënaqur që e mora atë.

Pyetje: Si është një ditë tipike për të shkruar, për ju? Çfarë ju frymëzon për të shkruar?

Chirovici: Nuk mendoj se një ditë në jetën e një shkrimtari është më interesante sesa një ditë në jetën e një mjeku, avokati ose një inxhinieri. Shkrimi është një profesion i vetmuar, dhe ju jeni i mbyllur për periudha të gjata kohore në botën të cilën e keni krijuar deri më tani. Nuk ka asgjë spektakulare në të qenit një shkrimtar. Por, unë nuk mendoj që nëse i ha vezët e ziera apo të fërguara në mëngjes, libri im do të bëhet më i mirë.

Pyetje: Cilët shkrimtarë ju kanë frymëzuar juve dhe a është ndonjëri/a nga Ballkani?

Chirovici: Ata janë Hemingway, Faulkner, Kamy, Steinbeck, Salinger, Auster, Chandler, Boll, Grass, Durrenmatt, Llosa, Borges, dhe shumë të tjerë. Nga Ballkani, më pëlqen Ismail Kadare (Shqipëri), Ivo Andriç (Serbi), Liviu Rebreanu (Rumani), Kazanzaqisin, Papadiamantis (Greqi), Orhan Pamuk (Turqi).