#DebatPërnime për ARSIMIN

(E plotësuar) Enver Hoxhaj (PDK) thotë se nuk ka marrë asnje pagese nga UP, por atë e demanton deklarimi i pasurisë në AKK. Bashkim Musliu- NISMA: Studentët që kanë përfunduar studime pa blerë asnjë laps. Bashkim Musliu- NISMA: Ne nuk jemi Sheherzadja. Naser Pajaziti- AKR-së për Këshillin Drejtues të UP-së: “Nuk mundet të zgjedhet në Këshillin Drejtues (të UP-së) dikush pa pasur kumbari me PDK-në”. Enver Hoxhaj0 PDK: Ibrahim Gashi i mirëseardhur në PDK. Muhamet Mustafa- LDK: Ne do ta dyfishojmë buxhetin për arsim.

Enver Hoxhaj- PDK: Nuk kam marrë pagë nga UP në vitin 2013

 

Enver Hoxhaj- PDK: Nuk kam marrë pagë nga UP në vitin 2013 (Shih dokumentin e AKK-së)


Bashkim Musliu- NISMA: Studentë kanë përfunduar studimet (në universitete private) pa blerë asnjë laps

Bashkim Musliu nga NISMA për premtimet për arsimin:

“Nuk premtojmë shifra astronomike. Nuk do t’ia bëjmë si Sheherzadja që ia zgjat vetes jetën me përralla, ndërsa ata na tregojnë përralla për ta zgjatur apo për ta marrë pushtetin”.

 

Naser Pajaziti i AKR-së për Këshillin Drejtues të UP-së: “Nuk mundet të zgjedhet në Këshillin Drejtues (të UP-së) dikush pa pasur kumbari me PDK-në”.

 

Enver Hoxhaj- PDK: Ibrahim Gashi i mirëseardhur në PDK

 

20:58 Debat rreth kurrikulës së arsimit

Sipas AKR-së, arsimi në Kosovë po bëhet “me miqësi dhe jarana”.

“Të flasim për nevojat në Kosovë nuk ka nevojë. Nuk mund të zhvillohet arsimi në Kosovë derisa të bëhet me miqësi e jarani”, tha Pajaziti i AKR-së.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën tha se subjekti i saj nuk është kundër rritjes së pagave për mësimdhënësit.

“Nuk do të thotë që jemi kundër rritjes së pagave, por jemi kundër kësaj mënyre të rritjes. Me pagat po rriten edhe çmimet”, tha ajo.

Arbërie nagavci e Vetëvendosjes akuzoi qeverinë se tekstet shkollore janë kthyer në “çështje të tenderëve”.

Vjollca Dibra e LDK-së u shpreh se kurikuli i ri është i mirë “nëse shikohet së jashtmi, por nuk është i mirë për përgatitjen e mësimdhënësve”.

Ndërsa Enver Hoxhaj i PDK-së ka mbrojtur politikën e rritjes së numrit të studentëve në universitetet publike.

“Kur kam ardhë në Ministri kemi pasur 50 mijë studentë, tash kemi 100 mijë. Qëllimi jonë është që t’i kemi 150 mijë studentë në vitet e ardhshme”, tha Hoxhaj.

Por për Muhamet Mustafën e LDK-së, qeveria aktuale e ka lënë anash arsimin.

“Qeveria e tashme nuk ka paraparë rritje, ndërsa qeveria jonë do ta ngrish buxhetin prej 200 në 400 milionë euro. Do ta dyfishojmë buxhetin për arsimin”, tha Muhamet Mustafa.

“Kjo qeveri veq deklaron që e ka arsimin prioritet, por nuk e ka. E ka dyfishuar numrin e studentëve, por e ka zvogëluar buxhetin. Ne do ta rrisim buxhetin dhe studentët në harmoni me buxhetin”, u shpreh ai.

Muhamet Mustafa- LDK: Ne do ta dyfishojmë buxhetin për arsim

 

Arberie Nagavci- LVV: Qeveria në largim po mundohet t’i korruptojë mësimdhënësit

 

Enver Hoxhaj- PDK: LDK-ja ka ftuar kundërshtuesin e sulmeve të NATO-s në hapje të fushatës

 

Jonuz Salihaj- AAK: Ka konflikti interesi në arsim

Debati për arsimin është i pari në serinë e dhjetë debateve parazgjedhore për çështje të ndryshme për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

I pari që foli në debatin e sotëm ishte Naser Pajaziti i AKR-së.

“Nuk do koment se kualiteti lë për të dëshiruar. Në të gjitha nivelet e shkollimit ka ngecje”, tha Naser Pajaziti.

“E njoh shumë mirë arsimin në Kosovë, përfshirë edhe atë fillor. Shkollat e Kosovës janë me të vërtetë të mjerueshme. Ka shkolla të bukura në disa vende, por ka shkolla që u përngjajnë stallave dhe është turp t’i lëmë fëmijët aty të mësojnë”, u shpreh Pajaziti.

Sipas tij, Universiteti pranon studentë aq sa parashihet, ndërsa Ministria e shton numrin sipas qejfit të vet.

Ndërsa Jonuz Salihaj nga AAK tha se kjo parti e ka një plan se si ta përmirësojë cilësinë e arsimit në Kosovë.

“Janë disa indikatorë që kanë ndikuar në cilësinë e ulët. Ka shumë pak nxënës të përfshirë në arsimin parafillor. Mungon trajnimi adekuat i mësimdhënësve, është politizimi i skajshëm i arsimit dhe politizimi i njësisë për vlerësim brenda MASHT”, tha Salihaj.

“Ne do ta formojmë një qendër kombëtare për vlerësim e cila është e papolitizuar”, tha Jonuz Salihaj.

Sipas Salihajt është e papranueshme që ZëvendësMinistri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është edhe kryetar i këshillit Kombëtar të Maturës.

Ndërsa Enver Hoxhaj nga PDK tha se MASHT ka bërë shumë të madhe sepse ka licencuar mësimdhënësit. Ai përmendi edhe rritjen e pagave për mësimdhënësit duke thënë se “është bërë punë shumë e mirë” në këtë drejtim.

“Kosova e ka Agjencionin e Akreditimit e cila është më e mira në rajon. Mund të bëhet më shumë, por duhet ta bëjmë një prerje më të mirë në atë se çka ndodh në arsimin fillor dhe të mesëm”, tha Hoxhaj.

Ndërsa Vjollca Dibra nga LDK tha se Kosova nuk mudn të ketë arsim cilësor me vetëm 54 inspektorë të arsimit.

“Ne mendojmë se do ta monitorojmë cilësinë”, tha Dibra.

Shpejtim Bulliqi, gjtiahshtu nga LDK, u shpreh se duhet të ngriten edhe investimet kapitale jo vetëm në infrastrukturë.

Në emër të Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, kritikoi qasjen ndaj testit të maturës.

“Mënyra se si aplikohet testi i maturës është se si të kopjohet dhe në të pësojnë më shumë nxënësit e mirë sepse ata humbin kohë duke kopjuar të tjerët”, tha Haskuka.

Sipas tij, testi i maturës nuk tregon dijen e nxënësve apo studentëve.

“Agjencioni i Akreditimit të Kosovës në të shumtën e rasteve i ka bërë këto në kritere jologjike. Duhet të punohet më shumë që Agjencioni i Akreditimit të shkojë nën mbikëqyrjen e Kuvendit e jo Ministrisë”, tha Haskuka.

Subjektet politike sonte janë të ftuara të debatojnë për arsimin. Si ka qenë arsimi gjatë viteve të kaluara? Çka ka për t’u përmirësuar dhe cilat janë planet e këtyre subjekteve për t’i bërë këto përmirësime?

Për këto të tjera, panelistë në debatin e sotëm janë: Dhurata Sadiku – Hoxha, Luljeta Vuniqi dhe Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës; Muhamet Mustafa, Vjollca Dibra dhe Shpejtim Bulliqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës; Jonuz Salihaj, Xhevrije Peci dhe Mazllum Kumnova nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës; Arbërie Nagavci, Gëzim Rexha dhe Mytaher Haskuka nga Lëvizja Vetëvendosje; Bejtush Gashi, Naser Pajaziti dhe Ferdane Lloncari nga Aleanca Kosova e Re si dhe Fatbardh Gashi, Valdete Bajrami dhe Bashkim Musliu nga Nisma për Kosovën.