Burgim i Përjetshëm për Gjeneralin Serb të Bosnjës

Gjykata e Hagës dënoi gjeneralin e kohës së luftës Zdravko Tolimir me burgim të përjetshëm për gjenocid të boshnjakëve nga Srebrenica, por e shpalli atë të pafajshëm në apel për kryerje gjenocidi në Zepa.

Gjykata e mbështetur nga OKB-ja ditën e mërkurë refuzoi apelin nga Tolimiti, ish-shefi i inteligjencës në shtabin kryesor të Ushtrisë Serbë të Bosnjes, kundër dënimit të tij për gjenocid kundër mijëra burrave dhe djemve boshnjakë nga Srebrenica në korrik të vitit 1995.

Tolimir ishte një ndihmës i afërt i komandantit ushtarak serb të Bosnjes, Ratko Mlladiç, bëri kryq ndërsa jepej vendimi i tij.

Megjithatë dhoma e apelit e Gjykatës së Hagës e liroi atë nga akuza për gjenocid në Zepa, një tjetër ‘zonë e sigurt’ e OKB-së në atë kohë.

“Për dënimin e tij, dhoma e apelit do të kërkonte prova se vrasjet shkaktuan dhimbje të madhe psikologjike, por prova të tilla nuk u paraqitën,” tha kryetari i trupit gjykues, Theodor Meron.

Meron shtoi megjithatë se pavarësisht lirimit nga akuzat, dhoma e apelit zbuloi se popullsia boshnjake e Zepës ishte viktimë gjenocidi.

Tolimir u lirua gjithashtu nga akuza për kryerje gjenocidi përmes dëbimit me dhunë të grave, burrave dhe të moshuarve nga Zepa pasi ajo ra në duart e trupave serbe.

“Nëse shikohet veçmas vrasjeve, transferim i dhunshëm nuk mund të shihet si një mjet për të shkatërruar një grup. Dhoma e apelit është e bindur ka ekzistuar një plan për të dëbuar popullsinë myslimane, por nuk ka prova të mjaftueshme që vërtetojnë se kjo politikë kishte për qëllim shkatërrimin e grupit,” tha Meron.

Tolimir u lirua nga akuza për vrasjen e gjashtë burrave në Trnovo, të cilat ishin kryer nga njësia paraushtarake “Akrepët”.

Pavarësisht hedhjes poshtë të disa akuzave, Meron tha se dënimi me burgim të përjetshëm duhet të qëndrojë në fuqi, për shkak të rëndësisë së krimeve të Tolimirit.

Gjatë gjyqit fillestar, kryetari i trupit gjykues tha se Tolimiri “ishte krahu i djathtë i komandantit serb të Bosnjës Ratko Mlladiç dhe ndonjëherë dinte edhe më shumë sesa vetë Mlladiçi”.

“I akuzuari ishte në dijeni të përpjekjes për kryerje gjenocidi të lidershipit serb të Bosnjes dhe ishte përgjegjës për gjenocid,” tha gjykatësi.

Megjithatë, Tolimiri këmbënguli gjatë gjyqit fillestar se ai thjesht po drejtonte një operacion kundër “grupesh terorriste”.

Pas firmosjes së marrëveshjes së paqes në Dayton në vitin 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovinë, Tolimiri ka qenë për pak kohë këshilltar i presidentes serbe të Bosnjës Biljana Plavsic, e cila është dënuar gjithashtu për krime lufte.

Ai më pas u largua nga ushtria dhe në vitin 2005 u padit. Ai u ndalua në vitin 2007 pasi kishte kaluar dy vjet në arrati.